Përqafimi i futbollistit kosovar dhe atij serb merr vëmendjen e mediave në Itali: Imazhi i botës së re…  

Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një tjetër vend, ata mbase do ta kishin qëlluar për vdekje njëri-tjetrin, por në këtë rast të dy kanë shkëmbyer një përqafim vllazëror.

Është fjala për dy futbollistët, kosovarin Mërgim Vojvoda dhe serbin, Sasa Lukiç, të cilët janë shokë të një skuadre dhe kur shënon njëri gëzohet tjetri.

Imagjinoni për një moment që një shqiptar i Kosovës dhe një serb të ndajnë bashkë të njëjtin gëzim.

Nuk janë të shumta vendet që një gjë e tillë mund të ndodhë. Për këtë arsye media në Itali “Torino Repubblica.it”, i ka kushtuar artikull të veçantë rastit në fjalë:

“Është imazhi i botës së re. Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend tjetër, në një jetë tjetër, ku i dihet.

Ndoshta Mërgim dhe Sasa do të kishin goditur njëri-tjetrin. Ose thjesht do ta urrenin njëri tjetrin për shkak se përzihet rruga e historisë, gjeografisë dhe gjakut”,- shkruhet mes të tjerash.

/Burimi: Repubblica.it/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *