Infeksionet në bajame, ja si t’i kuroni me bimë mjekësore

Infeksionet e bajameve shpesh kthehen në shqetësim, pasi  është lehtësisht e përhapur nëse ndani ambiente të përbashkëta me personat e prekur.

Ky lloj infeksioni shkakton temperaturë, lodhje dhe arrin deri aty sa krijohet vështirësi në frymarrje.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa receta popullore që rekomandohen për shërimin e tyre:

Shenjat e para

Infeksionet e bajameve shkaktojnë temperaturë dhe gjendje lodhjeje e këputje, vështirësi në frymëmarrje dhe në kalimin e ushqimit. Infeksioni mund të kalojë deri në kocka dhe të krijojë shumë më shumë probleme në moshë të rritur pasi mund të shkaktojë artrit, dhe dhimbje të forta të kockave, ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit në dimër etj.

Si të veprojmë për kurimin e bajameve?

Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku nga brenda. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjëndrave të fryra.

Pihen 3 herë në ditë filxhan kafe/çaji me përzierjen e mëposhtme duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit 10 pika propolis.

Përgatitja e çajit për fëmijë: Ne 0.5 l ujë ziejmë 2 minuta 1 lugë gjelle me frut shtogu, 1 copë lëvore vidhi, 6-8 kokrra trëndafil të egër, dhe një lugë agulice. Kullohet pas 20 minutash. Pihet si caj I ngrohtë. Ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës, pihet pas buke. Shtoni në çaj propolisin, i cili është antiseptik I mrekullueshëm. Për të rriturit dyfishohet doza e përbërësve dhe masa e ujit.Përgatitja e cajit për të rriturit: në 0.5 l verë të bardhë shtojmë 50 gr frut shtogu, një lugë dëllinje, dhe 2 lugë gjelle trëndafil të egër. Lihet 5-7 ditë. Nga kjo përzierje mund të pihen 2 filxhana kafe në ditë. Është shumë efektive në rastet kur bajamet kanë inflamuar edhe kyçet. Pra kjo pije shërben edhe si qetësues I sëmundjeve reumatizmale. Në raste të përsëritjes së temperaturave të larta propolisi I bletës mund të përdoret 5-6 herë në ditë.

Konsumoni qepë, kanellë, uthull molle, limona dhe rrush

Futni një gjysmë qepë të grirë në një gotë ujë, lëreni 6 orë dhe konsumojeni lëngun dy herë në ditë. Çajrat që përdoren për bajamet janë xhinxhefili, dafina, thundermushke, aguliçe etj. Për infeksione më të rënda tek të rriturit përdoret lulekuqeja, pelini I bardhë dhe frut shtogu. Këto bimë luftojnë infeksionet e rënda që shkaktohen nga stafilokok/streptokok sepse rritin rezistencën e organizmit, dhe ulin mbrojtjen e bakterieve ndaj sulmit të sistemit imunitar të njeriut, dhe kështu është më e lehtë për qelizat e bardha ti sulmojnë e gëlltisin. Propolisi I bletës është luftuesi me i fuqishëm i infeksioneve të brendshme, dhe nuk mjaftohet vetëm me shërimin e bajameve. Propolisi I bletës kuron të gjitha infeksionet e bajameve pavarësisht shkaktareve. Këshillohet të përdoret dafina, ekualipsi dhe sherebela ne aerosol te cilat ndihmojnë në shërimin më të shpejtë t bajameve, pastrojnë frymëmarrjen. Veprojnë si antibakteriale të fuqishëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *