Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom ka reaguar në lidhje me përfundimin e mandatit të presidentit Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i OBSH falënderon Metën për bashkëpunimin e ngushtë që patën në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Postimi i plotë:
Faleminderit President @ilirmetazyrtar
për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj për të avancuar #ShëndetPër të Gjithë Shqiptarët gjatë pandemisë #COVID19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për@KUSH.
Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme.