Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/  Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, ka të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Burime për median bëjnë me dije se një automjet tip ‘Pegout’ me të cilin udhëtonin babai me dy djemtë e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë është kthyer përmbys. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime të lehta drejtuesi i automjetit që po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *