Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra këtë të hënë zëvendëskryeministrin, Arben Ahemetaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama bën me dije se postin i do t’i besohet Belind Ballukut, e cla deri më tani ka mbajtur postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar negociatori Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.
Postimi i plotë:
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.
Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.