Një 33-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Shtetasi me iniciale D.A., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sakaq është proceduar penalisht një 18- vjeçar, pasi ka plagosur me sende të forta një të mitur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte e sende të forta në kokë, një 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.