Ndryshimet në qeveri, Rama tregon arsyet

Pas ndryshimeve të bëra në qeveri, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e tij për të shkarkuar ish-zv, kryeministrin Arben Ahmetaj duke e zëvëndësuar atë me ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturësm Belinda Balluku.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i qeverisë shkruan se me hapjen e negociatave fokus kryesor do të kenë investimet dhe përmirësimi i infrastrukturës ndaj ministri i Rindërtimit e ka kryer misionin e  tij.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre,” vijon Rama.

Në të njëjtën kohë Rama ka reaguar dhe për shkarkimin e ish-kryenegociatorit të BE për Shqipërinë, Zef Mazi.

“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”., shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *