VIDEO/Dua Lipa thyen rekordin e klikimeve me këngën “Don’t Start Now”

Dua Lipa shënon një tjetër rekord klikimesh. Artistja me origjinë shqiptare arriti 500 milion klikime në kanalin “YouTube” me këngën “Don’t Start Now”.

Kjo është kënga e shtatë e shoqëruar me videoklip, e cila arrin këtë shifër rekord të klikimeve.

Dua kryeson vazhdimisht renditjet muzikore, duke lënë pas shumë emra të njohur të industrisë muzikore.

Ajo ka fituar 3 çmime të rendësishme në “Global Awards 2021”, event i cili u mbajt online për shkak të pandemisë. Dua mori çmimet si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”.

Gjithashtu disa ditë më parë, artistja u nominua në 4 kategori në “Billboard Music Awards 2021” (“100 artistët më të mirë”, “Kënga më e mirë radio”, “Artistja me këngën më të mirë në radio”, “Artistja më e mirë femër”).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *