Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën, shkak mungesa e avokatit

Gjyqi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është shtyrë këtë të hënë.

Burime për median bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të mbrojtjes së Hoxhës.

Mësohet se seanca është caktuar për në datën 12 shtator.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *