Blendi Gonxhja, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është paraqitur sot pranë SPAK.
Në një deklaratë për mediat, Gonxhja tha se është pyetur për verifikimin e një situate.
Sakaq shtoi se nuk ka lidhje me institucionin që drejton, ku shtoi se nuk është funksionar as për tendera.
“U pyeta për verifikim të një situate që tani çështja u sqarua, ishte një deklaratë e pa rëndësishme do të doja ta ndaja me ju por nuk jam i autorizuar”, tha ai.