Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë.
Mësohet se zjarri i rënë i favorizuar dhe nga temperaturat e larta u është afruar banesave të fshatrave në këtë zonë duke rrezikuar kështu edhe jetët e banorëve.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, po për shkak të terrenit të vështir malor ndërhyrja është e pamundur.
Në këto kushte emergjencat civile në prefekturën e Lezhës kanë kërkuar ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e këtij zjarri.