‘Prostituta dhe 30 mijë dollarë për të arritur marrëveshjen’, ish-abritri tregon skandalin

Në një dokumentar, ish-arbitri spanjoll Antonio Lopez Nieto ka zbuluar një skandal, ku i kanë ofruar para për ti ndihmuar në Champions. Ai ka treguar se drejtuesit e Dinamo Kievit kanë tentuar që ta manipulonin para një ndeshje me Panathinaikosin në Ligën e Kampioneve. Rryshfet dhe prostituta! Kjo ishte strategjia për ta bërë që ai të dorëzohej, ndonëse nuk ndodhi një gjë e tillë.

Antonio Lopez Nieto ka rrëfyer përvojën e udhëtimit të tij në Ukrainë gjatë sezonit 1995-1996, ku iu kërkua që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, të ndihmonte Dinamon e Kievit, kundrejt një pagese për këtë.

“Ata më thanë se duhet të shkoja të shikoja qytetin. Sipas tyre, ishte mirë të shkoja të bëja një sauna. Ndonëse unë nuk dëshiroja para ndeshjes këtë, ata e kishin fjalën për një sauna tjetër. Gjatë kohës kur po rrinim në hotel më ra telefoni, por më thanë të mos e hapja. Ata më çuan në një vilë dhe më thanë se aty ishte selia e Dinamo Kievit.

Kishte disa vajza të cilat kalonin aty në mënyrë provokuese. Ata kishin prostituta aty, në mënyrë që të arrinin një marrëveshje. Një që ishte aty, donte të fliste me mua. Ai më dha një letër ku shkruhej: ‘Antonio, Dinamo fitore, 30 mijë dollarë për ty.’ Në ato momente doja t’i jepja atij një grusht të fortë, megjithëse në atë moment e mora letrën”, tha Nieto.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *