Në vijim do ju njohim me horoskopin për disa nga figurat më të njohura në vend, ministret Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Priza.al ju sjell parashikimin e horoskopit për “yjet” politike për muajin gusht:
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lindur më 22 tetor 1965, ndërkohë shenja e saj si peshore është e prirur të ndjek traditën si qëmoti.
Parashikimi:
Nikolla mund të ketë humbje të ekuilibrit në fillim të muajit dhe emocionet t’i shpërqendrohen. Vera do t’i japë Nikollës ndjesi të papritura, si dhe do e jetë e gatshme ta jetojë verën nën ritmin e ditëve të nxehta. Truri i Nikollës do të jetë i mbushur me ide si dhe nuk do të ketë ndalime në lidhje me projektet.
Financat
Nikolla ëndërron të ketë punën e saj të ëndrrave, por diçka do ta pengojë gjatë gushtit.
I sugjerohet që nëse do të ketë një propozim tërheqës, mos të tërhiqet. I kërkohet të ketë kujdes me shpenzimet e veshjeve dhe disa prej tyre t’i shtyjë për më vonë.
Zv.kryeministrja Belinda Ballukut ka lindur më 9 tetor 1973, ndërkohë që shënja e saj si peshk në pamje të parë shihen si manipulativë, posesivë dhe provokuese e lindur.
Financat
Balluku në muajin gusht do të shqetësohet tepër për mbarëvajtjen e punës, por horoskopi i këshillon që ta marri më lehtë. Sugjerohet që të marrë pak kohë për ta menduar me kujdes punën e saj ‘të ëndrrave’, si dhe duhet të ketë kujdes me shpenzimet për gjërat e luksit.
Horoskopi e ‘kërcënon’ se do të ketë kufizime buxhetore.
Ministrja Elisa Spiropali ka lindur më 15 Mars 1983 si dhe i përket shenjës së peshqve. Si shenjë e peshqve, Spiropali në pamje të parë duket posesive, provokuese dhe manipulative.Gushti do t’i sjellë Spiropalit momente dhe emocione të forta. Horoskopi për Spiropalin paralajmëron një të ardhme premtuese dhe do t’i sjellë një bekim.
Financat
Edhe pse është një kohë e mirë për të bërë pushime, Spiropali do të jetë tepër e shqetësuar për punën. Sipas horoskopit puna e saj do të vlerësohet, por nuk i sugjerohen pushime në rrethanat që është tani.
Mesa duket Spiropali do të ‘korrë’ frytet e punës gjatë verës, ndonëse do kalojë pa u vënë re.
- *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*