E rëndë! 35-vjeçarja 4 muajshe shtatzënë, përdhunohet nga pronari i motelit

Një 35-vjeçare në Prizren ka denoncuar në polici pronarin e një moteli, ku sipas saj, e ka përdhunuar. Ajo ka rrëfyer se ka qenë duke pushuar në një motel, ku një burrë i kishte hyrë në dhomë dhe ka kryer marrëdhënie me të me dhunë. Mediat në Kosovë raportojnë se 35-vjeçarja ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë kur është përdhunuar. Në muajin mars ku dhe ka ndodhur rasti në fjalë, ajo ia kishte fshehur këtë gjë bashkëshortit të saj.

Në datën 2 maj, ajo i kishte treguar bashkëshortit të saj për abuzimin, e një ditë më vonë ata i ishin drejtuar policisë. ‘Express’ mëson se 44-vjeçari i cili dyshohet se abuzoi me gruan shtatzënë, është pronar i motelit ku ka ndodhur rasti. Sakaq, 35-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit.

44-vjeçari është pyetur nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të. “Me datë 3 maj 2021 është intervistuar i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. I njëjti në mënyrë kategorike e ka mohuar veprën. Në deklaratën e dhënë në polici, i dyshuari nuk pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën”, ka deklaruar për ‘Express’ një burim brenda policisë së Prizrenit. I njëjti tha se me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *