I sapo zgjedhur në postin e presidentit të ri, Bajram Begaj i është bashkuar rrjetit social Instagram.
Deri më tani presidenti i ri numëron më shumë se 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.
Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.
Begaj u betua ditën e djeshme, 24 korrik, në Kuvendin e Shqipërisë si president i ri i vendit.