Meta bëri një akuzë të fortë kur tha se Lulzim Bashën dhe Edi Ramën e kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit me Greqinë, teksa shtoi se shesin interesat e atdheut.

Ilir Meta: Në ça vendi të botës ndodh që ti thuhet presidentit ‘shkel kushtetutën ti, që ti marrë Edi Rama të gjithë’. Për ça ti marrë? Që të mbyll marrëveshjen e detit që e kanë ngatërruar prej kohësh bashkë me Bashën kur ishte ministër, se s’dua të flas më shumë. Skam ndonjë problem me Greqinë dhe si vë faj atyre nëse e kemi problemin këtu brenda me kleptokratët tanë që jo vetëm shesin interesat e vendit, por bëjnë dhe gjëra më të rënda. Unë jam i vetmi president që i kam dhënë nënshtetësinë Janullatosit, sepse i takonte, sepse është udhëheqës i kishës sonë dhe nuk mund të nisemi për paragjykimet për kombësinë e tij dhe asgjë tjetër, nuk e kam bërë fshehurazi i kam dhënë ditën e Krishtlindjeve, i kam dhënë tokën për të bërë Katedralen.

Nuk donin ata ta jepnin, se kishin frikë mos e sulmonin meqë ishte afër PS-së. Ndërkohë që sot për arsye korrupsioni janë bllokuar pronat e besimeve fetare, këta nuk kanë asnjë besim sepse kanë sëmundjen e kleptokracisë. I gjithë ky tolerim i korrupsionit është se kanë marrë gjëra të rënda përsipër.