Modelja pozon me bikini, vëmendjen e marrin bizhuteritë me çmimin e majmë

Bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, modelja Hailey është një ndër më të ndjekura në rrjetet sociale, ku numëron 34.2 milion ndjekës. Ajo tërheq vëmendjen me stilin e saj të veçantë.

Së fundmi, modelja ka publikuar një foto me bikini dhe bizhuteri me vlerë 30,000 dollarë. Bukuroshja zgjodhi një treshe nga argjendaria e Jacquie Aiche, një gjerdan në formë Y të mbushur me gurë dhe një zinxhir të zbukuruar me një diamant.


Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt. Para pak ditësh, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *