Ilir Meta: Si president e kam bërë luftën time çdo ditë, kam kthyer ligje, kam bërë denoncime me fakte. Për të gjitha ligjet korruptive për shumë prej tyre kam paditur por nuk ka pasur reagim. Ky është një proces që do të vijojë gjithmonë bazuar në prova e fakte, mos veprimi i prokurorisë rëndon situatën e tyre.
Robert Rakipllari: Keni luajtur rol të rëndësishëm për balancën e pushteteve
Meta: Mekanizmi është referendumi. Me zgjedhje dhe protesta do të zhbllokohen të gjitha
Eni Vasili: Keni një axhendë për protestat?
Ilir Meta: Protesta është zemra e de,okracisë, duhet të jetë e përditshme dhe nga të gjithë, duhet të kthehet në ADN e demokracisë sonë. Nuk duhet të presim derisa ti preket e drejta dhe prona dikujt.
Robert Rakipllari: Ka një koncept si do bëhet një gjë e tillë?
Ilir Meta: Kam nisur sot, kam marrë një përgjegjësi që do ta përmbush si gjithë të tjerat madje më mirë se kam edhe më shumë informacion dhe eksperiencë. Për bashkëpunimin do ta kemi me të gjithë që janë në për referendumin dhe përmbysjen e regjimit oligarkik. Me të gjithë që janë për votën e lirë.
Eni Vasili: Berishën e shihni si partner?
Ilir Meta: E shoh PD si partneren kryesore se e tillë është situata. Derisa ishte zotria tjetër, shqetësimet e mia i kam ngritur. PD është në një proces opozitarizmi që shpresoj ta përmbushë sa më mirë. Nuk i zgjedhim ne liderët e partive të tjera, do të respektojmë këdo që do të kontribuojë.
Vasili: Mund të zgjidhni partnerët. Berisha non grata. Si ndikon kjo?
Meta: Edhe nga Zelanda e re të jetë non grata kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin tim në parimet e demokracisë. Problemi im është që të shpallim non grata regjimin kleptokratik. Qëllimi i im është shqiptarët të mbretërojnë përmes referendumit. Rezoluta e fundit e BE thotë duhet miratuar ligji për të bërë referendumet.
Vasili: Non grata ka marrë vëmendje, nga Britania dhe SHBA.
Meta: Nuk komentoj arsyet e një vendi tjetër, kanë arsyet e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të mos respektuar vullnetin e anëtarëve të PD.
Aleanca me Berishën a vështirëson punën e opozitës së bashkuar
Janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës, gratat e non grata, qëllimi është non grata e qeverisë kjo është kryesorja. Do bëhemi me çdo njeri që është për referendumin Rama nuk është psh se ai ka tmerr mendimin ndryshe jo më
Kemi marrëveshje ekstradimi me SHBA le të marrin të hetojnë.
Shumë mirë kanë bërë që e kanë shpallur, punë e tyre. Ç’rëndësi ka kjo për pupullin shqiptar. Do harrojmë tani inceneratorët për këto?