Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës do të mbeten prezente në territorin shqiptar duke bërë që të vijojnë temperaturat ekstremisht të larta në ultësirën perëndimore dhe në verilindje të vendit. Ndërsa më i freskët moti do të jetë në qarku e Korçës.
Kushtet e motit do të jenë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites, por pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat verilindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.