Vrasja në Milot/ Pamjet filmike dërgohen për ekzaminim, ja ku dyshohet

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Burime për median bëjnë me dije se pamjet filmike të kamera të sigurisë në banesën e Ylli Ibrahimit janë dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit. Mësohet se janë administruar edhe filmimet e bizneseve përgjatë Bulervardit të Milotit dhe akseve rrugore nga ku mendohet se kanë ardhur dhe më pas larguar autoret e ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në rrugicën pranë pallatit ku Brahimi dhe Preçi banonin. Autorët i pritën për 10 minuta në rrugicën përballë dhe sapo mjeti i blinduar i objektivëve të tyre mbërriti, agresorët u afruan dhe qëlluan me breshëri plumbash. Drejtues i mjetit ishte 46 vjeçari Brahimi, ndërsa pasagjer viktima Preçi. Atentatorët u afruan armët tek dritaret e mjetit dhe plumbat depërtuan pasi ishin blindëshpues. E gjithë skema e krimit ka ndodhur në rreth 3 minuta, ndërsa autorët pasi u larguan prej andej, makinën “Audi” autorët e dogjën në Gramëz të Krujës, bashkë me dy armë kallashnikovë brenda. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja, ndërsa në makinën e blinduar që lëvizte Brahimi dhe Preçi nuk u gjetën sende të jashtëligjshme.

Më herët ata u kanë shpëtuar atentateve, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur në 17 korrik në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata, dhe Besmir Hoxha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *