Grabisnin sende me vlerë deri në 30 mijë euro, arrestohen katër shqiptarë në Greqi

Aktiviteti kriminal i një grupi shqiptarësh ka rënë në gjurmët e policisë greke, ku katër prej tyre janë arrestuar.

Mediat greke bëjnë me dije se të arrestuarit  akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it. Mësohet se ‘fokusi’ i grabitjeve të tyre kanë qenë kryesisht banesat dhe magazinat, ku vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro.

Gjatë arrestimit, policia ka arritur të sekuestrojë 1560 euro, 8.000 lekë, një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat janë përdorur nga autorët për vjedhje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *