Një person është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me një arsenal armësh.
Burime për median bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në zonën e Liqenit Artificial, ku policia ka ushtruar kontrolle në automjetin e të arrestuarit, ku i ka sekuestruar pistoleta me silenciator, snajper dhe armë e municione të tjera.
Sakaq gjatë momentit të ndalimit i është gjetur edhe një armë pa leje.