Osmani e Kurti sot në Departamentin amerikan të Shtetit, presidentja tregon temat që do të diskutohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar njw ditw mw parw për në Uashington, ku do të marrin pjesë në ceremoninë që do të organizohet në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani  dhe kryeministrit Kurti do të ketë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ata do të priten në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Takimi do të zhvillohet në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C ose 22:30 sipas orës sonë lokale.

Presidentja Osmani ka thënë se në këtë takim do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e

Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *