Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me rikthimin e tij në politikë.
Meta tha se domosdoshmërinë e rikthimit të lirisë, për të cilën ka marrë edhe emrin partia.
Sakaq shtoi se korrupsioni ka rënduar xhepat e qytetarëve, ku u zotua se do të sjellë triumfin dhe lirinë në jetën e këtyre të fundit përmes partisë së tij.
“E di shumë mirë se duke qenë krenar për ato sakrifica janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falënderoj intelektualët që i janë bashkuar, që nga ambasadori Agim Nesho, janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent. Aleati më i madh është indiferenca e njerëzve të ndershëm e sidomos e intelektualëve që kanë një përgjegjësi të madhe. Duhet të fillojmë nga puna, se nuk e kemi kostumin që na sillte atë pyetjen se a i lejohet të flasë kështu një presidenti.
Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit. Është e domosdoshmërinë për të rikthyer lirinë. Aleati më i madh i kësaj kleptrokracie është indiferenca e madhe. Tani duhet të fillojmë menjëherë nga puna, për fat të mirë tani nuk e kemi më kostumin që na sillte atë pyetje a i lejohet të flasë kështu një presidenti. Armiku kryesor i lirisë nuk është vetëm autokracia, por korrupsioni. Është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar në mënyrën më dramatike dhe po përzënë rinjtë”, tha ai.