‘Liri’ është fjala më e përdorur nga krahu opozitar. Për herë të parë u shfaq në koalicionin e opozitës se emëruar si “shtëpia e Lirisë’ dhe në “Partinë e Lirisë’ të Ilir Metës.
Ditën e djeshme më 25 korrik 2022, presidenti Ilir Meta riemëroi partinë e tij e themeluar më 6 shtator 2004, i ndryshoi emrin nga tani e në vazhdim ‘Partia e Lirisë’.
Ditën e sotme ky i fundit ka publikuar edhe logon përfaqësuese që do e ndjekin në rrugëtimin e tij politik.
![Logoja e re](https://www.priza.al/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot-2022-07-26-130703.png)
Fillimisht ishte kreu i PD, Sali Berisha i cili bashkoi logot e partisë së tij me atë të komisionit të Rithemelimit, LSI-në, Partinë Demokristiane dhe parti të tjera opozitare që ende nuk kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen, pas emërtimit “Shtëpia e Lirisë”.
![Logo e 'Shtëpisë së Lirisë”](https://www.priza.al/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot-2022-07-26-134445.png)
Kjo lëvizje u krye gjatë zgjedhjeve vendore të pjesshme. Koalicioni u bë në kuadër të zgjedhjeve në 6 bashki të vendit, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Lushnjë dhe Dibër. Logoja e shpërndarë paraqet emërtimin “Shtëpia e Lirisë” në pjesën e sipërme, dhe flamurin kombëtar në pjesën e poshtme.
Në pamje të parë ‘Shtëpia e Lirisë’ dukej si një bashkim mes partisë demokratike dhe të kuqes së LSI-së./Priza.al