Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin.
Meta është pyetur nga gazetarët nëse partia e tij është e majtë e djathë, ku ky i fundit ka pohuar se është partia e shpresës.
Sakaq shtoi se partia e re është gjithëpërfshirëse dhe se do të ndezë flakën e lirisë dhe do të shpëtojë vendin.
Pyetje: E majtë apo e djathtë?
Meta: Është e majtë apo e djathë, liria , Kushtetuta, është e majë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse, këtu nuk kemi të bëjmë me të majtë apo e djathtë. PS sot është e majtë? Të jesh parti në pushtet që nuk jep asgjë për familjet shqiptare është e majtë apo ajo?
Partia e Lirisë është parti Patriotike… Partia e Lirisë tani do ndezi flakën e lirisë, shpresës dhe nuk do i vë zjarrin por do ta shpëtojë Shqipërinë. Është parti patriotik dhe jo nacionaliste, nuk kemi pretendime territoriale…