Drejtim mjeti pa leje e plagosje/ Arrestohet 61-vjeçari në Korçë, procedohen penalisht tre të tjerë

Një person është arrestuar në Korçë dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Mësohet është arrestuar shtetasi me iniciale P. L., 61 vjeç pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Sakaq janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe pasi janë përfshirë në një konflikt, ku dhe akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. L., 61 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Zip Star”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *