Një 30-vjeçare është larguar nga banesa e nuk është kthyer më në Durrës.
Bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale T.D., ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij në polici ku ka kërkuar gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.