Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë mesditës së sotme në plazhin e Durrësit. Trupi i të riut është gjetur në breg të detit dhe dyshohet se 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një infrakti.
Po ashtu policia thekson se është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.