Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Kombinat.
Burime për median bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe se drejtuesi ka fluturuar disa metra larg, si dhe ka marrë dëmtime të shumta.
Në vendngjarje ndodhet policia ku po heton për shkaqet e aksidenti.