Koncerti për hapjen e negociatave/ Nard Ndoka i bën komentin epik Ramës: Bashën do ta marrësh që të këndojë himnin?

Pas hapjes së negociatave, qeveria ka vendosr që të organizojë një koncert në sheshin “Skënderbej”, për të festuar këtë moment historik që e afron vendin me anëtarësimin në  Bashkimin Europian.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në Facebook se e pranishme në koncert do të ishte edhe këngëtarja e njohur Fifi. Ajo që binte në sy në postimin e Ramës, ishte komenti i ish-deputetit Nard Ndoka, i cili ironizonte ish-kreun e PD, ku shkruante se do ta merrte Lulzim Bashën që të këndojë himnin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *