Aksident në Durrës, i riu përplas me makinë 76-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në qytetin e Durrësit ku një 76-vjeçar është përplasur nga një automjet që drejtoheshe nga një i ri i moshës 20-vjeçare.

I dëmtuari cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *