Aksident me 2 të plagosur në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Institut, Tiranë, ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.

Policia bën me dije se drejtuesi i motoçikletës dhe 50-vjeçarja e aksidentuar janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 26.07.2022, në Institut, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *