Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me intelektualët e Tiranës, se protestat do të vijojnë.
Berisha tha se largimi i Edi Ramës mbetet objektiv absolut.
“Pa protesta këto probleme nuk zgjidhen. Largimi i tij nga pushteti i cili ka ardhur nga vota e dhunuar, duhet të jetë objektivi ynë më absolut dhe ne do t’i përmbahemi. Vështirësitë nuk janë të vogla, ka mbështetjen e George Soros. Vetëm në Europë në politikë Soros ka investuar 18 miliardë euro. Por ne do të rrimë në të drejtën tonë. Kjo është një betejë që ne e bëjmë për demokracinë, për të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha.