Sulmi në Capitol Hill, Departamenti i Drejtësisë i SHBA heton Trump

epa10092754 Former US President Donald J. Trump delivers remarks during the America First Policy Institute’s America First Agenda Summit in Washington, DC, USA, 26 July 2022. The speech is former President Trump’s first appearance in Washington since leaving office. EPA/SHAWN THEW

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim për sjelljen e Donald Trump gjatë sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021.

Kjo është bërë e ditur nga burime të informuara për Ëashington Post, duke saktësuar se hetuesit po shqyrtojnë bisedat e ish-presidentit amerikan dhe kanë sekuestruar tabulatet telefonike të këshilltarëve të tij më të afërt.

Burimet shpjeguan se hetuesit që po marrin në pyetje dëshmitarët para një jurie të madhe, duke përfshirë dy ndihmës të shquar të zëvendëspresidentit të atëhershëm Mike Pence, kanë hetuar bisedat e Trump, avokatëve të tij dhe të tjerëve në rrethin e tij të ngushtë për ditë të tëra. Bëhet fjalë për bisedat që u zhvilluan midis dhjetorit 2020 dhe janar 2021.

Në veçanti, pyetjet janë përqendruar në udhëzimet e dhëna nga presidenti i atëhershëm amerikan avokatëve dhe këshilltarëve të tij për të futur votues të rremë në disa shtete të fituara nga Joe Biden. Nuk është hera e parë që flitet për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për veprimet e rrethit të ngushtë të Trump pas humbjes elektorale, por është hera e parë që hetimi ka të bëjë drejtpërdrejt me sjelljen e ish-presidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *