Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas riemërtimit të partisë, LSI.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ish-këshilltari Tedi Blushi bën me dije se Meta do të nisë aksionin për një revolucion antikorrupsion.
Këtë paralajmëron ish-këshilltari i Metës në kohën kur ishte në postin e Kreut të Shtetit.
“Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator”, shkruan ai.
Jo më larg se dje në një takim me gazetarët, Meta u shpreh se korrupsioni ka rënduar xhepat e qytetarëve, ku u zotua se do të sjellë triumfin dhe lirinë në jetën e këtyre të fundit përmes partisë së tij.
“Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit. Është e domosdoshmërinë për të rikthyer lirinë. Aleati më i madh i kësaj kleptrokracie është indiferenca e madhe. Tani duhet të fillojmë menjëherë nga puna, për fat të mirë tani nuk e kemi më kostumin që na sillte atë pyetje a i lejohet të flasë kështu një presidenti. Armiku kryesor i lirisë nuk është vetëm autokracia, por korrupsioni. Është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar në mënyrën më dramatike dhe po përzënë rinjtë”, shprehej ai.