Ronaldo po largohet nga Mançesteri, por tifozët e Junajtid bëjnë veprimin e papritur

E ardhmja e Kristiano Ronaldos në “Old Trafford” mbetet mister me lojtarin që preferon një largim nga Mançester Junajtid.
Por tifozët vazhdojnë të jenë të dashuruar me ikonën e skuadrës së tyre, aq sa stampat me numrin 7 në dyqanin e klubit të tyre pak km larg stadiumit mbaruan, duke lënë shumë porosi në mes sipas “Manchester Evening News”.

Ky ishte një lajm i keq edhe për tifozët e Fredit, Aleks Tejesit dhe Shola Shortajërit, të cilët nuk mundën dot që të printojnë në fanellë numrat e idhujve të tyre, të cilët kanë gjithashtu numrin 7 në fanellë: 17, 27 dhe 47.Atletiko e Madridit dhe Sportingu i Lisbonës janë dy nga destinacionet e mundshme ku mund të firmosë portugezi këtë merkato, i cili preferon që të luajë në Champions këtë sezon.

Ai nuk ka luajtur kurrë në Ligën e Europës në karrierën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *