Koncerti i Noizyt në 14 gusht, ja çmimet e biletave

Me datë 14 gusht Noizy organizon në zemër të Tiranës koncertin “Alpha Show”.

Noizy do të ngjitet në skenë për të performuar hitet e tij, si dhe biletat për koncertit kanë filluar të shiten edhe online.

Në këtë envent pritet që të marrin pjesë mbi 15 mijë persona si dhe çmimet e biletave do ndryshojnë në varësi zonave.

Çmimi më i lirë i biletës shihet të jetë ai prej 25 euro, ndërsa më e larta 180 euro.

  • Zona A dhe B silver kushtojnë nga 45 euro;
  • Gold A dhe B janë shitur tashmë në vlerën 85 eurosh;
  •  Zonat Platinium A dhe B kapin vlerën prej 180 eurosh.

Kujtojmë se pos Noizyt, emra të njohur që do të performojnë në këtë koncert janë: Ledri Vula, Dhurata Dora, Loredana, Xhensila, Kida, Ardian Bujupi, Finem, Solo e të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *