Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorëzim çështjen për ish-drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.
Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Kujtojmë se dosja për ish-kreun ka qenë në SPAK, ku më pas i ka kaluar në kompetencë të Durrësit.
Po kush është prokurori Fusha?
Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është transferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.