Vetëplagoset me thikë një 33- vjeçar në Tiranë

Një 33-vjeçar është vetëplagosur në Tiranë.

Shtetasi me iniciale I.M., është plagosur me thikë në këmbë, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.07.2022, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, shtetasi I. M., 33 vjeç, i cili vuan nga depresioni, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, është vetëplagosur në këmbë, me mjet prerës.

Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *