Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ka bërë publik verifikimin se një politikan i lartë shqiptar me iniciale I.M. rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në media qarkullojnë lajme se bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta pasi inicialet korrespondojnë me drejtuesin e përkohshëm të Partinë e Lirisë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim.
Ky fakt ka rinxjerrë në dritë një deklaratë të vjetër të ish-deputetit të LSI, Dritan Priftit kur akuzonte Metën si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Deklarata u ribotua në vitin 2015 në faqen e Facebook “Enigma Mistere dhe Lajme”. Po ashtu Prifti theksonte se dosjen e tij e kishte Sali Berisha, i cili i bënte presion Ilir Metës.
“Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar. Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij.(…)