Akuzat si ish-bashkëpunëtor i sigurimit/ Shtëpia e Lirisë i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve: Meta nuk i është drejtuar këtij institucioni për informim

Pas publikimit nga ana e Autoritetit të Dosjeve të një raporti se një politikan i lartë më iniciale I.M., është një ish-bashkëpunëtor i sigurimit, dhe shumë media e kanë lidhur me ish-presidentin Ilir Meta ka reaguar Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partine e Lirisë, Silva Caka.

Caka ka deklaruar se kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i është drejtuar kurrë këtij institucioni për të informuar dhe se kërkes është bërë në datën 17 maj, e cila korrespondon me datën 17 maj 2017 kur Lulzim Basha dhe Edi Rama firmosën një marrëveshje, e cila eshë sot mbetet enigmë.

Po ashtu Caka ka ftuar Autoritetin e Dosjeve të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M.

Deklarata e Silva Cakës:

Pasi në media u publikua vendimi i Autoritetit të Dosjeve, në datën 17-maj, konfirmojmë se kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Rexhep Meta  nuk është drejtuar kurrë këtij institucioni për kërkesë për informim. Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë Ilir Metës me kërkesë të tij dosjen për shtetasin I.M.

Vendimi i Autoritetit të Dosjes i ka mbërritur shtetasit I.M., i cili e ka kërkuar në një datë historike të 17 maji të martesës Rama-Basha, por kurrë nuk i ka mbërritur Ilir Rexhep Metës. Ky vendim provon se shtetasi I.M., nuk ka lidhje me Ilir Metën.

Ftojmë Autoritetin e Dosjeve të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *