Kërcënoi pushuesin në plazhin e Golemit, procedohet penalisht 30-vjeçari në Kavajë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 30-vjeçar nga Kavaja, pasi kishte kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, ai i është afruar një personi që kishte ngulur karrigen në rërë.

“Ta q* rracën, të marr në shpulla. Kaq po të them. Nuk e rruaj për ty, as për telefon, as për asgjë në votë o shoku. Jam trim,”– i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.

MOMENTI ME VIDEO: 

Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjerçarin F. Sh., banues në Kavajë. Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, 30-vjeçari i ka në përputhje me kërkesat ligjore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *