Shqipëria ratifikon traktatin ndërkombëtar të KiE-së për mbrojtjen e të dhënave

Autoritetet shqiptare kanë ratifikuar dy traktate ndërkombëtare të Këshillit të Evropës pas dorëzimit të instrumenteve teknike.

Kjo, përmes Përfaqësuesit të Përhershëm të Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi.

E para lidhet me konventën e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (CETS 205), e njohur si Konventa e Tromsø-s.

Ndërsa, e dyta dhe më e rëndësishmja lidhet me protokollin që ndryshon Konventën për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (CETS 223), e njohur si Konventa 108+.

Lajmi u bë i ditur nga institucioni evropian, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e KiE-së.

Konventa e Tromsø-s është instrumenti i parë ligjor detyrues ndërkombëtar që njeh të drejtën e përgjithshme të aksesit në dokumentet zyrtare të zotëruara nga autoritetet publike.

Transparenca e autoriteteve publike është një tipar kyç i qeverisjes së mirë dhe një tregues nëse një shoqëri është apo jo vërtet demokratike dhe pluraliste.

Konventa 108+ është një protokoll që synon të modernizojë dhe përmirësojë Konventën 108, i vetmi instrument ndërkombëtar detyrues me rëndësi globale në këtë fushë.

Ai trajton sfidat e reja për mbrojtjen e privatësisë që rezultojnë nga përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit që janë shfaqur që nga miratimi i Konventës në vitin 1980.

Ndërtimi i situatës

Më 31 janar të këtij viti, pikërisht në ditën e mbrojtjes së të dhënave, Shqipëria nënshkroi Konventën 108+.

Nënshkrimi u pa nga palët si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e individëve.

Kjo, sa i takon përpunimit automatik të të dhënave.

Ambasadori Dastid Koreshi, në praninë e zëvendës sekretarit të përgjithshëm, Bjørn Berge, nënshkroi protokollin ndryshues.

Shqipëria u përball kohët e fundit me dy incidente masive të rrjedhjes së të dhënave dhe një prej sulmeve më të bujshme kibernetike në historinë e saj.

Fillimisht ishte publikimi i listave me të dhëna të ndjeshme të qytetarëve – ku pasqyroheshin pagat dhe të dhënat e tyre personale.

Kjo listë e jashtëligjshme, e cila kishte të dhënat e 637 mijë e 138 tatimpaguesve, qarkulloi me shpejtësi në rrjetin social “Whatsapp”.

Përpara zgjedhjeve të 25 prillit, çështja e njohur si “patronazhistët”, u bë e njohur për publikun, pas një liste me mbi 900 mijë profile qytetarësh të publikuar.

Ajo përbëhej nga të dhënat e numrit personal të identifikimit, si edhe një preferencë e pretenduar partiake.

Ndërsa, sulmi kibernetik ende nuk është zbardhur si ngjarje pas bllokimit të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike online.

Konventa 108+

Edhe pse e drejta për mbrojtjen e të dhënave është relativisht e re, ajo ka gjetur njohje të rëndësishme sipas ligjit ndërkombëtar.

Instrumenti ndërkombëtar më me ndikim në ligjin për mbrojtjen e të dhënave është pikërisht Konventa 108.

Konventa 108 është fara nga e cila mbiu e drejta për mbrojtjen e të dhënave.

Ai zbatohet për të gjithë përpunimin e të dhënave të kryera si nga sektori privat ashtu edhe nga ai publik.

Që nga prilli i vitit 2018, 51 vende janë palë, duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të KE-së (47 vende).

Mes vendeve që nuk janë pjesë e unionit, përfshihet Uruguaj (vendi i parë jo-evropian që pranoi në gusht 2013); Ishujt Mauritius, Senegali dhe Tunizia (që u aderuan në 2016 dhe 20

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *