Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin, Arben Ahemetaj, duke i kaluar postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00 pasdite ku pritet që të miratohen dekretet edhe nga presidenti Bajram Begaj i cili do të hedhë edhe firmat e para.
Kujtojmë se ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar negociatori Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.
Rendi i ditës:
- Mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm datë 28.7.2022, ora 17:00.
- Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13 835, datë 26.7.2022, “Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri”.
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13 836, datë 26.7.2022 “Për emërim ministri”.
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.13 837, datë 26.7.2022 “Për emërim Zëvendëskryeministri”,
- III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe për përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.