Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkarkuar këtë të enjte nga detyra drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Burime për median bëjnë me dije se Vocaj është emëruar tashmë si zv.drejtori i policisë duke i zënë kështu vendin Albert Dervishajt i cili do të zhvendoset në Akademinë e Policisë.
Mësohet se në vend të Vocajt është emëruar Neritan Nallbati, ky i fundit ka punuar si drejtues i policisë së Durrësit.