Emri/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 44-vjeçari në Mat

Një 44-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi ishte i shpallur në kërkim për lëndë narkotike.

Shtetasi Altin Lepuri ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sakaq është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij, shtetasi Artan Lepuri, 36-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis, i koduar “Zalli i Bazit”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 44-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.

44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L.,  44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *