Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan shqiptarët e kanë mbajtur flakën ndezur edhe në kohën e diktaturës.
Sakaq shton se një sërë eventesh do të mbahen në Tiranë, ku më i rëndësishmi është ai në sheshin ‘Skëndërbej’, në orën 19:00.
“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”, shkruan Kim.