Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Begaj shprehet se mirëpret çdo bashkëpunim me SHBA, në lidhje me Partneritetin Strategjik.
“28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes ??&??. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në #NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. ?? Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik”, shkruan ai.