Presidenti i SHBA, Joe Biden ka uruar shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Përmes një video-mesazhi, Biden tha se do jetë krah Shqipërisë për të mundësuar anëtarësimin e saj në BE.
Sakaq shtoi se të dy vendet janë partnere si dhe do të luftojnë bashkërisht korrupsionin.
“Të gjithë shqiptarëve ju uroj 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë. Do vijojmë të jemi krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Vendet tona janë partnere. Ne do jemi krah jush për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar demokracinë”, tha ai.